TRAJNIM I KOMPLETUAR PËR FRIZERE, FRIZER DHE GRIMERE (MAKE – UP):

Programi 2 (6 mujorë)

Është një program trajnues i cili ndërton Profesionistin Frizer në shumë pikëpamje, është një program që u drejtohet më së shumti atyre personave të cilët kanë krijuar disa përvoja paraprake, edhe të pakta, por që nocionet bazike i kanë të qarta. Ky program trajnues është studiuar që të ju jepë kandidatëve të rinjë të gjitha njohuritë dhe teknikat më aktuale në fushën e Profesionit Frizere, një program i kompletuar dhe që nuk lë zbraztina në asnjë pjese.

Kujt i drejtohet?
Të gjithë atyre të rinjëve dhe të rejave të cilët janë të gatshëm të futen në një botë Full Immersion, ku pas arritjes së përfundimit me sukses të programit trajnues paisen me diplomen përkatëse nga shkolla.

Kohëzgjatja (6 muaj):
Kohëzgjatja e Trajnimit 6 muaj, 380 orë mësimore të ndara në 70% Praktikë pra 266 orë praktike dhe 114 orë teorike 30%.

Në këto Lëndë:

Lëndët Praktike – Laborator
•LARJA E FLOKUT
•TEKNIKAT E PËRDORIMIT TË FEMIT
•HEKUROSJA (PIASTRA, FIGARO)
•TEKNIKAT E PRERJES
•STILIZIMI (FRIZURA)
•TEKNIKAT E NGJYROSJES
•TEKNIKAT E DEKAPAZHIT (SHATIRI, SHPËRLARJA)
•ONDULIMET PERMANENTE
•DREJTIMET PERMANENTE(Fenirimet 6 mujore)
•TRAJTIMET E NDRYSHME TË FLOKUT SI: RËNJA, YNDYRA, ZBOKTHI
•MAKE UP – GRIMI, DHE REALIZIMI PRAKTIK I TIJ.

Lëndët Teorike
•LËKURA E KOKËS DHE FUNKSIONET E SAJ
•NJOHURI MBI SËMUNDJET E LËKURËS SË KOKËS
•QIMJA: STRUKTURA –BIOLOGJIA – FUNKSIONET – CIKLET JETËSORE, ETJ
•KOLORIMETRIA E PËRGJITHËSHME
•KOLORIMETRIA E NGJYRAVE TË FLOKUT
•NGJYRAT: EGZAMINI – PËRGADITJA E FLOKUT-HAPJA-SHPËRLARJA, ETJ
•ONDULIMET PERMANENTE
•DREJTIMET PERMANENTE (KUNDËR PERMANENTJA)
•SKUQJET DHE MANIFESTIMET ALERGJIKE
•MAKE UP – GRIMI
•SËMUNDJET PROFESIONALE – ELEMENTETET E HIGJIENËS
•PSIKOLOGJIA E KLIENTIT
•RREGULLAT E SJELLJES NË AMBIENTET E PUNËS
•SALLONI NJË VEPRIMTARI FITIM PRURËSE (EKONOMI MENAXHERIALE).
•GJUHA ANGLEZE (MËSIMI I GJUHËS ANGLEZE BAZIKE PËR FRIZERIN).

Frekuenca javore për Selitë në Prishtinë, Prizren dhe Pejë:
e Marte, e Mërkurë, e Enjte dhe e Premte.

Frekuenca javore për Selinë në Gjilan:
e Hënë, e Marte, e Mërkurë dhe e Enjte.

Orari:

Prishtinë:
Paradite nga ora 09:00 deri në ora 13:00
Pasdite nga ora 13:00 deri në ora 17:00

Prizren:
Nga ora 10:30 deri në ora 14:30

Pejë:
Nga ora 10:30 deri në ora 14:30

Gjilan:
Nga ora 10:30 deri në ora 14:30