SEMINARET ELIT

Instituti Elit si një qendër reference e sektorit ndër vite ka qenë baza mbështetëse për shumë profesionist të sektorit,
ku profesori, njëherësh dhe demonstruesi referent për ballkan i disa prej kompanive te distribucionit profesional më me
renome ndërkombëtare, Shkëlzen Zenelaj mbanë seminare teknike për profesionistët e sektorit.
Seminaret mbahen në kohë të ndryshme sipas kërkesave dhe nevojave të vet të interesuarve.
Gjithashtu Elit mbetet në dispozicion të të gjithë salloneve të interesuara që në ambietet e tyre të përditësohen me
teknikat dhe metodat më të avancuara në sektorë, të cilat mundë të rezervojnë, në marrveshje private, stafin trajnues
me në krye Prof. Shkëlzenin dhe Stafin seminarik të tij, të cilët seminaret mundë ti organizojnë direkt në sallonin e të interesuarit.
Gjithashtu në data të caktuara (të cilat publikohen paraprakisht) mbahen seminare prezentuese apo show të ndryshëm të organizuar nga
qendra Elit Institute ku profesionistë të ndyshëm mund të jenë pjesëmarrës pas marrjes së ftesave paraprake.